Rama në Turqi dhe Azerbajxhan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Turqisë dhe Azerbajxhanit për një qëndrimi dyditor gjatë kësaj jave, ku fokusi i takimeve të tij do të jetë kryesisht ekonomik.

Vizita e tij në këto dy shtete do të zhvillohet gjatë datave 14 dhe 15 prill.

Rama në Turqi nuk do të takohet me zyrtarë shtetëror të Turqisë, por me një përfaqësues të kompanisë turke “Tubitak”, Institucioni Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë.

Kompania për prodhimin e armëve Tubitak

Për në Azerbajxhan,Rama do të fluturojë më 14 prill më një fluturimi të posaçëm. Atje ai do të pritet nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ku dhe do të organizojnë një takim tete-a-tete.

Në shtetin e ish-Bashkimit Sovjetik, në agjendën e tij ka takime bilaterale me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit.

Përveç këtyre takimeve, Rama do të bëjë homazhe edhe tek memorialin e varrezave të dëshmorëve. Ndërsa këto takime prite të sjellin përfitime ekonomike për Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika