Rama: Nëse Qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për unazën e kryeqytetit, nuk do të ketë tarifa për askënd

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për ndërtimin e unazës së kryeqytetit, nuk do të ketë nevojë për vendosjen e asnjë tarife për qytetarët.

Rama përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se propozimi për vendosjen e një tarife për automjetet që hyjnë në Prishtinë është vetëm një ide për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë.

Sipas Ramës, tarifa e mundshme është diskutuar në vlerat 1 deri në 2 euro për automjetet e regjistruara jashtë Prishtinës, ndërsa deri në 10 euro për kamionët e rëndë që qarkullojnë në qendër të kryeqytetit.

“Fjala e fundit i takon qytetarëve të Prishtinës, të cilët janë të lirë të japin idetë dhe sugjerimet e tyre në këtë debat publik”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se Prishtina ka nevojë urgjente për investime infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit, projekt që sipas tij do të ulte kolonat, do të lehtësonte qarkullimin dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës.

Rama ka shtuar se paketa financiare për këtë projekt arrin rreth 206 milionë euro, prej të cilave deri në 40% janë grant, mjete që nuk do të ktheheshin nga qytetarët.

Ai ka pohuar se këto fonde vazhdojnë të mbeten të bllokuara, duke i mohuar Prishtinës investime të rëndësishme infrastrukturore.

“Arsyeja pse po e shqyrtojmë këtë mundësi është e thjeshtë: Prishtina ka nevojë urgjente për investime të mëdha infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e unazës së kryeqytetit, një projekt që do të zvogëlonte kolonat, do të lehtësonte qarkullimin, do të reduktonte ndotjen dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë. Po e ritheksoj se kjo nuk është një tarifë e planifikuar apo e vendosur. Po diskutohet si alternativë në rast se fondet e BERZH-it vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga kjo qeveri”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, propozimi për tarifën e kongjestionit është vetëm një alternativë që po shqyrtohet për shkak të bllokadave financiare.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika