Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas veprimeve simbolike në monumentin ikonik të pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Sipas postimit të tij në Facebook, pas “burgosjes” simbolike të monumentit me një grilë hekuri dhe mbishkrimin “Kosova e burgosur!”, aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së mbi monument.

Monumenti, i njohur si simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, u shndërrua më parë në një imazh që simbolizonte burgosjen, ndërsa sot u mbush me emblema magnetike që përfaqësojnë luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së i vendosen New Born-it në Ditën e Pavarësisë