Rama: Nga 1 korriku, rroga mesatare e mësuesve 950 euro në muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro.

Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit e që siç thotë ai “e morëm në dorë copë e çikë”, por që thekson se e ngritën pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj.

Kryeministri i Shqipërisë postimit të tij në Facebook ia ka bashkëngjitur edhe një video.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Paga mesatare e mësuesve është rritur 950 euro në muaj. Pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të lartë me 15 vite eksperiencë shkon 980 euro. Pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të ulët me 15 vite eksperiencë shkon 961 euro. Pagat e mësuesve të arsimit të ulët 9-vjeçar me 15 vite eksperiencë shkon 945 euro.

Nga ky ndryshim pagash përfitojnë gjithashtu edhe punonjësit e shërbimit psiko-social (psikologët dhe punonjësit socialë), oficerët e sigurisë në këto institucione, të cilët luajnë rol tepër të rëndësishëm në mirëqenien e dhe sigurinë e fëmijëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika