Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Konferencën Aziatike të Lidershipit që u zhvillua këtë të mërkurë në Seul, Korenë e Jugut.
“Koreja është dëshmi se historia ka rëndësi, por e vetme historia nuk e vendos vetë fatin.”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.
Ai shtoi se “fatet e kombeve nuk marrin formë nga aty ku zënë fill, por nga zgjedhjet që bëjmë”.
Rama bëri një krahasim mes dy Koreve, duke thënë se njëra (ajo e Jugut ku dhe ndodhet) u shndërrua në simbolin e “ripërtëritjes” dhe tjetra (e Veriut) u kthye në “emblemë të territ”.
“Për ne ky s’ka qenë vetëm një mësim abstrakt sepse në një pjesë të rëndësishme të historisë së saj, Shqipëria ishte Korea e Veriut të Europës dhe sot ajo po ecën në një tjetër rrugë, një rrugë jo e lehtë, e paërsosur, por thellësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik, një rrugë drejt BE. Ne po tregojmë se iInstitucionet mund të ndërtohen edhe kur një vend dikur i kufizuar nga izolimi, mund të frymëzohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kaq kuptimplotë të jem këtu në Seul. Edhe pse gjeografikisht larg”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ndihet i privilegjuar që ndodhet në Seul, duke e lidhur me përpjekjet e Koresë së Jugut në histori dhe duke e cilësuar si një shembull pozitiv.
“Në ferr gjithkush vdes urie ndërsa dëshpërimisht rreket të ushqejë veten. Në parajsë, përdorin të njëjta shigjeta për të ushqyer njëri-tjetrin. Rrugëtimi i Koresë në shumë mënyra është historia e një kombi që hyri në arenë sërish e sërish dhe aty ajo çfarë nuk e vrau e bëri më të fortë se zgjodhi jo vetëm t’i mbijetojë historisë, por dhe t’i japë formë asaj pavarësisht kostos. Ja përse të jesh këtu është kaq privilegj i madh. Ndaj gjendem këtu përballë jush, jo si dikush që jep leksione por si dikush që është dikush nga Koreja, shembulli i saj”, tha ai./tvklan