Rama: Një ditë e re për Shqipërinë

Në oborrin e Kryeministrisë është zhvilluar ceremonia e ngritjes simbolike të flamurit të Bashkimit Evropian, pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Të mërkurën e 20 korrikut, është ngritur zyrtarisht flamuri i Bashkimit Evropian në oborrin e kryeministrisë shqiptare pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kjo është një ditë e re për Shqipërinë.

“Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falënderoj shumë të gjithëve ju që jeni këtu bashkë me mua për ceremonialin e ngritjes së flamurit të BE-së, pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e bashkuar evropiane”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, ngritja e flamurit shënon edhe ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

“Prania juaj këtu është më shumë sesa një prani protokollare, sepse ju dhe institucionet që përfaqësoni jeni drejtpërdrejt kontributor në ndërtimin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë, shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhëniet me BE, po edhe në të ardhmen e saj, me liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim”, shtoi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ai ka theksuar se ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe të qytetarit shqiptar me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane.

Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE-ja ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi Maqedonia e Veriut e ka miratuar në Kuvendin e saj “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë e që kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika