Rama njofton për shkëputjen e tri kontratave, thotë se kompanitë ishin të papërgjegjshme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit kanë shkëputur kontratat me tri kompani, që ai i ka cilësuar si të papërgjegjshme, e që thotë se nuk i kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit kanë shkëputur tri kontrata me kompani të papërgjegjshme, të cilat, siç thotë ai, nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Rama thekson se kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve, duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse.

Ai ka bërë të ditur se të njëjtave do t’u konfiskohet sigurimi i ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10 për qind të shumës së projektit.

“Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, thuhet në postimin e tij.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika