Rama: Pa Ibrahim Rugovën s’do të kishte UÇK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke theksuar se pa të nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës dhe se ai ishte një politikan i papërsëritshëm që i dha popullit të tij një forcë të panjohur më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se pa të nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.

Në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Rama ka thënë se “po flas sot mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve”.

“Në përvojën e tij që e krijonte përmes adresimeve të shumta, lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe pikërisht nga këmbëngulja gërryese e përroit që rrodhi urtësisht u bë e mundur edhe hapja e shtratit ku mori jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe sot është e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte pasur UÇK”, ka deklaruar Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare, ka theksuar se s’ka politikan tjetër si Rugova.

“Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, Rugova ka besuar verbërisht tek aleancat dhe aleatët.

Ai ka thënë se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate.

Hovenier për ish-presidentin Rugova: Ishte inspirim dhe mësues për mua

Abdixhiku: Presidenti Rugova e konsideroi Evropën si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika