Rama pas miratimit të planit rregullues për “Kalabrinë”: Ditë e madhe për kryeqytetin

Pas një diskutimi maratonik rreth 12-orësh, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar planin e hollësishëm rregullues 2024-2032 për lagjen “Kalabria” në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Sot në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës me 24 vota për ka kaluar plani rregullues për lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

E këtë miratim të planit rregullues të lagjes “Kalabria”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur “ditë e madhe për Kalabrinë e kryeqytetit.

“Ditë e madhe për Kalabrinë e Kryeqytetin. Uroj qytetarët e Lagjes Kalabria dhe të gjithë Kryeqytetit për miratimin e Planit Rregullues të Lagjes “Kalabria”. Vazhdojmë tutje me transformimin e Kryeqytetit!”, ka shkruar Rama.

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, gjatë protestës së mbajtur sot para Komunës së Prishtinës kanë kërkuar që koeficienti i lagjes nga 1.5 të bëhet në 2.4, në mënyrë që të ketë një barazi për të gjitha pronat publike dhe private në Kalabri.

Në seancën e kaluar të mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i pari i kryeqytetit Përparim Rama, ka premtuar që koeficienti të rritet në 2.4, por pas premtimeve të tij ai është shprehur që koeficienti në pjesën e stacionit të autobusëve në këtë lagje të bëhet 7.0, ndërsa një pjesë tjetër të mbetet 1.5, koeficient të cilin nuk po e pranojnë banorët e kësaj lagjeje.

PDK: Akshampazari i koeficientave 

Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka reaguar pas kalimit të planit rregullues për “Kalabrinë”.

“Akshampazari i koeficientave – 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në Kalabri u falën për ndërtim nga Përparim Rama dhe Lëvizja Vetëvendosje!  Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri! Që nga fillimi bëmë të ditur që ky plan kishte probleme të mëdha, dhe më vjen mirë që edhe njëherë asambleistët e PDK – Dega Prishtinë po tregojnë para Prishtinës që jemi kundër keqtrajtimit të pronës publike në dëm të qytetarëve e në favor të kompanive të ndërtimit. Falënderojmë qytetarët që po na shkruajnë mesazhe  dhe po e mbështesin qëndrimin tonë kundër pazareve të tokave të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika