Rama pas takimeve në Bruksel: Pa lirimin e tre policëve s’ka përparim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia dhe ka bërë thirrje për veprime të reja e të forta nga Franca dhe Gjermania për të ndaluar spiralen e tensioneve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili informoi për përfundimin e takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Rama ka ritheksuar se pa lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia nuk ka hapësirë për të arritur progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, të enjten, ai ka potencuar se pas kthimit të tre policëve në shtëpitë e tyre, nevojitet një veprim “i ri e i fortë i Francës dhe i Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti”.

“Pa lirimin e tre policëve shendosh e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparimi të vërtetë. Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe i Gjermanisë për të ndalur këtë spirale absurditeti. Por, gjëja e parë është: Lironi tre policët”,  ka shkruar Rama.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të fundit mes kryeministrit Kurti, dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pas takimeve të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, ka kërkuar që njësia speciale të largohet nga objektet komunale të veriut të Kosovës dhe kryetarët ta ushtrojnë detyrën në objekte alternative. Nga Vuçiq ka kërkuar tërheqjen e protestuesve dhe lirimin e policëve.

Tutje, ai ka thënë se në katër komunat veriore të Kosovës, duhet të shpallen zgjedhjet sa më parë, dhe se në këtë proces duhet të këtë gjithëpërfshirje. Ai ka shtuar se liderët u pajtuan se duhet të ketë zgjedhje.

Ai ka deklaruar se të dy liderët, Kurti dhe Vuçiq e kuptuan se situata është serioze, por sipas tij qëndrimet e tyre ishin të ndryshme.

Kujtojmë se, që nga fundi i majit, tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po mbajnë protesta të vazhdueshme në tri komunat veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në përleshje mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Serbia ka thënë se ata “u arrestuan thellë brenda territorit të saj”, por Kosova ka njoftuar se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Serbisë që të lirojë pa kushte policët. Ndërkaq, BE-ja dhe SHBA-ja i kanë paraqitur tri kërkesa autoriteteve në Kosovë për shtensionimin e situatës. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur duke paraqitur një plan të tij pesëpikësh.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika