Rama për Abetaren e unifikuar: Puna e përbashkët mes dy qeverive ishte sfidë më vete me kohën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa e ka quajtur moment të veçantë inaugurimin e Abetares së unifikuar, ka thënë se puna e përbashkët mes dy qeverive (Kosovë-Shqipëri) ishte edhe sfidë më vete me kohën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në Shqipëri, që zyrtarisht do të nisë më 12 shtator, në ceremoninë inauguruese të Abetares së unifikuar të gjuhë shqipe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa e ka quajtur moment të veçantë, ka thënë se puna e përbashkët mes dy qeverive (Kosovë-Shqipëri) ishte edhe sfidë më vete me kohën.

Për kryeministrin Rama, kjo Abetare e unifikuar nuk është e vonuar por që vjen në kohë të duhur.

“Është vërtetë një moment i veçantë për faktin se kjo Abetare e parë e unifikuar, një punë e përbashkët mes dy qeverive ishte një sfidë me kohë, pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë, në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas për këtë qëllim nga autorët që konkurruan në një proces gjithëpërfshirës, nga komisioni nga shtëpitë botuese, ishte tejet voluminoze. Por, ja ku jemi sot, pikërisht në vigjilje të viti të ri shkollor me një Abetare të unifikuar, e cila është libër i njëjti për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë në Kosovë e Shqipëri”, është shprehur Rama.

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama

Ai ka potencuar se është një barrë e posaçme që kjo gjuhë të mbrohet nga kërcënimet e mëdha që siç thotë kryeministri Rama janë përherë e më të pranishme.

Kjo “si rezultat i rrjeteve sociale, i komunimikeve intensive elektronike, si rezultat i një përhumbje të përgjithshme të interesit të librit në tërësi dhe si rezultat i goditjeve të njëpasnjëshme që gjuha fatkeqësisht i merr në një botë konsumi, ku pak i kushtohet vëmendje korrektimit, redaktimit, botimit të fjalëve dhe fjalive në gjuhën tonë të cilat i jepen për konsum të përditshëm publikut”.

Po ashtu, sipas Ramës kjo është një barrë e rëndë, por është një barrë e detyruar për t’u mbajtur nga qeveritë.

“Barrën kryesore e ka Qeveria e Shqipërisë në këtë drejtim, dhe për këtë pavarësisht projekteve të bëra ka shumë vështirësi për të ballafaquar dhe pengesa për të kapërcyer, jo vetëm punë, por edhe nevojë për të pasur idetë e duhura se si mund të përballet gjithë kjo furi injorance, gjysëmanalfabetizmi dhe shpërdorimi ekstrem i gjuhës si rezultat i konsumit të saj si kurrë më parë në historinë tonë”, shtoi ai.

Rama ka thënë se tani është e domosdoshme që të gjenden rrugët për t’ia treguar sa më mirë atyre që vijnë pas dhe për ta rrënjosur se sa e vështirë ka qenë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar dhe zhdukur gjuha shqipe.

“Kjo është një abetare ndryshe nga të mërparmet në planin e metodave të integrimit, leximit e shkrimit dhe në aspektin e intesitetit të procesit të të mësuarit qoftë të leximit apo të shkrimit”.

Kjo abetare vjen si rezultat i bashkëpunimit të të dy ministrive të Arsimit, si dhe dy shtëpive botuese fituese “Dukagjini” dhe “Pegi”.

Abetarja vjen edhe në versionin digjital, ku nxënësit përmes interaktivitetit, mund t’i shikojnë videot e njësive mësimore, t’i shkruajnë shkronjat, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika