Ka dështuar për herë të dytë mbajtja e seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku ishte paraparë të hidhej në shqyrtim publik drafti i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Pas dështimit të seancës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur për deklaratat e ministrit në detyrë të Kulturës kundër tij.

Ai ka thënë se nuk i ka lexuar ato deklarata, duke shtuar se, sipas tij, ministri në detyrë sa herë flet apo prezanton diçka, thotë të pavërteta.

“Nuk i patëm asamblistët e mjaftueshëm që ky dokument të dalë në diskutim publik, ne do të vazhdojmë t’i lajmërojmë për seancën e radhës. Ministri në detyrë i Kulturës flet të pavërteta sa herë që flet apo prezanton diçka, kështu që nuk i lexoj më, nuk e di se çfarë ka thënë”, ka deklaruar Rama para mediave.