Rama: Për çështje sigurie të moshuarit janë zhvendosur në hotel

Pas zjarrit që ka përfshirë një pjesë të objektit të Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë, për shkaqe sigurisë të moshuarit janë zhvendosur në hotel

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi zjarri përfshiu një pjesë të shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë.

Rama tha se për çështje sigurie banorët është dashur të evakuohen, teksa shton se do të dërgohen në hotel.

Kështu ka deklaruar Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku nuk pati të lënduar, bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku Sadriu dhe ekipën përkatëse të drejtorëve vizituam vendin e ngjarjes. Pas konsultimeve me ekipën e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipës për siguri dhe emergjenca morëm vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel”, thuhet në njoftimin e Kryetarit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika