Rama për deklaratën e Kuvendit: Kosova duhet të qëndrojë e bashkuar për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar unitetin institucional në miratimin e deklaratës si të rëndësishëm, duke theksuar se çështjet që lidhen me luftën çlirimtare dhe historinë e Kosovës duhet të tejkalojnë dallimet politike.

“Ky unitet institucional në miratimin e Deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Kur bëhet fjalë për luftën çlirimtare, për sakrificën e një populli dhe për të vërtetën historike të Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia jonë e përbashkët”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se interesat shtetërore duhet të jenë mbi ato partiake.

“Mbi partitë është shteti. Mbi interesat ditore është e vërteta jonë historike”, ka deklaruar Rama.

Në reagimin e tij, Rama ka shtuar se drejtësia dhe e vërteta historike mbeten çështje me rëndësi për Kosovën.

“Sot Kuvendi e dha këtë mesazh. Dhe është një mesazh që duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika