Rama për fabrikën Comodita: Flet vet kjo, është shumë mbresëlënse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e 19 qershorit ka vizituar fabrikën “Devolli Corporation”, në Gjakovë. Në kuadër të kësaj vizite, Rama ka qëndruar për pak kohë në ambientet e fabrikës së dyshekëve, Comodita, në Gjakovë. Ai është shoqëruar nga njëri prej aksionarët e koorporatës, Shkëlqim Devolli por dhe nga biznesmeni i njohur kosovar, […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e 19 qershorit ka vizituar fabrikën “Devolli Corporation”, në Gjakovë.
Në kuadër të kësaj vizite, Rama ka qëndruar për pak kohë në ambientet e fabrikës së dyshekëve, Comodita, në Gjakovë.
Ai është shoqëruar nga njëri prej aksionarët e koorporatës, Shkëlqim Devolli por dhe nga biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli.

Teksa është pyetur nga gazetarët për mendimet e tij lidhur me hapësirën e fabrikës, ai ka thënë që është tejet mbresëlënëse.
”Flet vet kjo. S’ka nevojë për koment, është shumë mbresëlënëse”, është shprehur Rama.
Derisa është shprehur i prekur nga mikpritja, kryeministri Rama ka thënë se gjatë kësaj dite “patëm mundësinë të shohim një nga ekselencat jo vetëm të Kosovës e Shqipërisë por të krejt rajonit”.
I pari i qeverisë shqiptare, ka potencuar se interesimin për prani më të madhe të sipërmarrjes të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri.
“Dua t’iu them që jemi shumë të interesar që të kemi një prani më të madhe të sipërmarrjes të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri sepse padiskutim investitorët e huaj janë një vlerë e shtuar e pamohueshme por neve na duhen në ekonominë tonë kampionët shqiptarë”, shtoi Rama.

I shoqëruar edhe nga disa anëtarë të kabinetit të tij, Rama nuk la pa përmendur edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet të hënën e 20 qershorit.
“Jam së bashku me disa prej anëtarëve të kabinetit, nesër e kemi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe disa prej tyre mendova t’i marr për ndihmë në rast se do të duhen përgjigje më të detajuara teknike, që nga ministrja e Financave dhe ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural, turizmit e mjedisit, të cilat janë fusha që përgjithësisht kanë interes për ju”.

Po ashtu, Rama ka vlerësuar se se ndonëse Shqipëria ëhstë në një fazë të re zhvillimi, sipas tij është momenti kur realisht ia vlen që të investohet posaqërisht në turizëm pastaj edhe në gjithë linjat e prodhimit por mbi të gjitha të përpunimit në fushën e ushqimit.
















