Rama për marrëdhëniet Kosovë – Serbi: Më të mirat që kanë qenë ndonjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Ekonomik “Delphi 2023 , world affairs”, ka diskutuar rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Ekonomik “Delphi 2023 , world affairs”, ka diskutuar rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, tani marrëdhëniet janë më të mirat seç kanë qenë ndonjëherë, por theksoi se mbyllja e dialogut në mes të dy vendeve do të ishte mbyllja e një kapitulli konfliktesh në rajon.

Rama është shprehur se i gjithë Ballkani Perëndimor gjendet në një situatë shumë më të mirë, për shkak se shtetet i flasin njëra-tjetrës, ndryshe nga vite më parë.

“Dialogu Kosovë-Serbi do thosha është çështja që mbetet ende çështje e madhe, dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë, një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht saç kanë qenë këto marrëdhënie më përpara. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë për të ndryshuar këtë marrëdhënie”, tha Rama.

Duke folur për mungesën e stabilitetit në rajon për shkak të ndikimit rus, Rama tha se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ku nuk ka aspak ndikim rus.

“Kur flitet për aspektin gjeopolitik dhe politikën ndërkombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne kemi një panoramë shumë komplekse. Kemi 3 shtete anëtare në NATO, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por Shqipëria nuk ka fare ndikim rus ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një influencë ruse shqetësuese. Nga ana tjetër, kemi Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Kosova është si Shqipëria, është tërësisht e harmonizuar në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, nuk kanë ndikim rus, ndërkohë që Serbia apo Bosnja kanë shumë ndikim rus. Nuk flitet këtu vetëm për qeverisjen, por edhe në popullsi”, shtoi Rama.

Rama theksoi se popullariteti i Vladimir Putinit në Serbi është nga 65%-80%, ndërsa Aleksandër Vuçiq e ka të vështirë të sanksionojë Rusinë, pasi popullariteti i presidentit rus është më i madh se i vetë presidentit serb. /KP

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika