Rama për marrëveshjen VV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur skeptik se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  do t’i hapë rrugë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Një ditë pasi LVV dhe LDK u dakorduan që profesori universitar dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët për president, Rama tha se mbetet skeptik nëse procesi do të përfundojë me zgjedhjen e presidentit.

“Uroj që mos të jetë kjo dhe një lojë e Albin Kurtit. Dyshoj shumë që ka me u zgjedh presidenti, për fat të keq po them. E ka treguar tash e dy vjet që nuk është i interesuar për me kriju qeveri. Pra nuk është dikush që do me qeverisë, është dikush që ka tendenca autokratike, po them dhe nuk e shoh… nuk jam optimist. Uroj që po, uroj që të krijojmë qeveri, uroj që të kemi president, po jam shumë pesimist në bazë të rrjedhave tash e gati dy vjet”, ka deklaruar Rama për KosovaPress.

I pyetur nëse pajtohet me kandidatin e propozuar për president, Rama tha se e mbështet zgjedhjen e presidentit, nëse partitë politike kanë arritur marrëveshje dhe ekzistojnë votat e nevojshme.

“Patjetër që po, vendit i duhet presidenti dhe nëse partitë janë pajtuar edhe i kanë votat, patjetër që po. Neve na duhen institucione, na duhet me ec përpara, pra nuk mund të ndalemi”, potencoi Rama.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika