Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nderuar paraardhësin e tij Fatos Nano, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për ish-liderin historik të Partisë Socialiste.
“Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar. Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike”, tha Rama.
Rama, gjatë fjalimit të tij të gjatë, ka vlerësuar figurën e të ndjerit si dhe ka sulmuar të gjithë ata që e luftuan në jetën e tij politike ndërsa pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik, sipas Ramës i “qëndisën” fjalë ngushëllimi.
“PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Millosheviin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit”, u shpreh Rama.