Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar projektin e ri të infrastrukturës rrugore që do të ndërtohet në kufirin me Malin e Zi, e i cili do të bashkëfinancohet nga qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, ky projekt do të shkurtojë distancën në mes të Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m.

“Mirëmëngjesi dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m”, ka shkruar Rama.

Më tej, Rama ka thënë se kjo urë do t’i japë “shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.