Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mohuar pretendimet e thëna se po tenton që ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti.

Përgjatë konferencës, pas takimit të dy qeverive, Rama tha se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm një protestë e tij.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet, nuk ka kush ta rrëzojë”, ka thënë Rama.

Ndonëse shpeshherë është folur për raportet jo shumë të mira në mes të dy kryeministrave, Rama përsëriti se është kënaqësi e veçantë sa herë që takohet me Kurtin.

“Shikoni volumin e çështjeve dhe të autoironisë që na bashkon reciprokisht, atëherë do të thoni ky është vëllai i Albinit, jo vëllai i Vuçiq-it”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama ka thënë se nuk ka interes të bëhet pjesë e jetës politike të Kosovës.

Për nder të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizohet kuvendi i përbashkët mes dy qeverive