Rama për samitin në Tiranë: Këtu është ‘Rock & Roll’, në Bruksel është vetëm simfoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pyetur se a do të arrihet një marrëveshje finale në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të samitit të BE-së në Tiranë, ka thënë se “Gjërat janë pak më të vështira se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është 'Rock & Roll', në Bruksel është vetëm simfoni”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samitin e BE-së në Tiranë





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është ngjarje historike dhe e jashtëzakonshme mbajtja e samitit të BE-së në Tiranë.

Ai para gazetarëve në hyrje të këtij samiti ka thënë se “është diçka që as në imagjinatën tonë nuk do ta kishim përfytyruar se ky samit do të ndodhë”.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi dhe se kur do të arrihet një marrëveshje finale, Rama ka thënë se “Unë do të kisha dëshirë që BE të kishte një lloj magjie për këtë”.

Ai shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në këtë samit, por sipas tij, me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.

“Gjërat janë pak më të vështira se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është ‘Rock & Roll’, në Bruksel është vetëm simfoni”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë më mirë asnjëherë në historinë e vet, duke shtuar se edhe BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas.

“Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre”.

Ai ka bërë një gafë para gazetarëve duke u thënë “Deri dje kishim një mot këtu si në BE. Por sot iu sollëm diellin, shpresoj ta vlerësoni”.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika