Rama për seancën në OKB: E pakuptimtë, Kosova e Serbia të përqendrohen në dialog

"Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve", ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se seanca e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit në OKB e thirrur nga Serbia, ku u diskutua për rregulloren e re të BQK-së, ishte e pakuptimtë pasi Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve.

“Ishte një seancë e pakuptimtë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vend për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera nga të cilat përfitojnë qytetarët e zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Rama.

Por, Rama ka theksuar se Shqipëria qëndron me Kosovën në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm.

Ai ka kërkuar nga Kosova koordinim të ngushtë me aleatët.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare” ka vijuar Rama.

Ndryshe, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që u mbajt të enjten në mbrëmje, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoritetit serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se Kosova po kryen spastrim të serbëve, përbëjnë propagandë të rreme dhe nxitje të tensioneve.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

Gjithçka nga seanca e mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit në OKB

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika