Rama për testimin e qarkores: I nevojshëm për t’i kuptuar problemet në komunikacion 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se testimi i qarkores njëkahëshe ka qenë i nevojshëm për t’i kuptuar problemet e komunikacionit në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama





Testimi i unazës qendrore në kryeqytet ka shkaktuar një tollovi të madhe dhe radhë të gjata të automjeteve.

Qytetarët ishin të revoltuar nga pritjet dhe kolonat e gjata, por këto kolonat i provoi edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai deklaroi se testimi i së premtes, për dallim të herëve të kaluara që është bërë gjatë vikendit, ka ndodhur për t’i kuptuar problemet në komunikacionin e Prishtinës.

“Ne duhet të bëjmë testimet, përveç atyre që i kemi bërë në aspektin e kompjuterëve, duhet të bëhen edhe në terren… Sot kemi informata të sakta se ku janë problemet, prej nga po krijohen problemet në mënyrë që të kemi këtë informatë për përmirësimin e gjendjes në trafik”, ka deklaruar Rama për KP.

“Kemi paralelisht dhe projekte që i kemi dhe janë më se të nevojshme të rrugës A, rruga B e ndërlidhur me rrugën A, po ashtu edhe unazës së mesme që janë pjesë të procesit për transformim të kryeqytetit…Ekipet janë në terren, normal që do të vijmë me një raport final në fund të eksperimentimit”, ka vijuar Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është normale që në fillim të këtij testimit të ketë kolona, por sipas tij, qytetarët duhet të presin dhe më pas do t’i shohin ndryshimet pozitive që do të bëhen me këtë testim të rrugës njëkahore.

“Kemi bërë dhe teste të mëparshme gjatë vikendit për ta testuar qendrën. Propozimet të cilat kanë ardhur si pjesë e testimeve për mobiliet, si pjesë e planit për testimin e mobilitetit ku e kemi bërë testimin të shtunën, të dielën, faktikisht kemi bërë për dy javë, ku para se të merret vendimi duhet që të testohet edhe gjatë javës”, ka theksuar Rama.

Testimi i qarkores njëkahëshe pritet të zgjasë tri ditë.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika