Rama: Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, së shpejti hapet për qarkullim “Rruga A”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është përfunduar rrethi në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Gjilanit, me sakte ne Veternik.

Përmes një postimi ne “Facebook” Rama ka theksuar se projekti i takon rrugës magjistrale dhe është përgjegjësi e Qeverisë Qendrore, por sipas tij, për shkak të mungesës së realizimit nga ana e qeverisë, Kryeqyteti e ka përfunduar vetë investimin.

“Ky rreth është përgjegjësi e Qeverisë Qendrore, sepse i takon rrugës magjistrale. Por meqë tash e 6 vjet kjo qeveri është marrë me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kry vet këtë projekt, që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani”, ka shkruar Rama.

Ai ka bërë të ditur se rrethi do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe qasjes në kryeqytet për qytetarët që vijnë nga Gjilani dhe komunat përreth.

Rama gjithashtu ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të hapet për qarkullim “Rruga A”, ndërsa shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet për projektin “Penetrimi i Veternikut”.

“Ta gëzoni, qytetarë! Në ditët në vijim hapet për qarkullim ‘Rruga A’. Shumë shpejt nisin edhe punimet për ‘Penetrimin e Veternikut’”, ka përfunduar kryetari i Prishtinës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika