Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të mërkurën e 28 dhjetorit, ka njoftuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë për të hapur një korsi të re për të lidhur Prishtinën dhe Fushë-Kosovën.

Këtë njoftim, Rama e ka bërë pasi ka njoftuar se kanë pastruar një deponi mbeturinash te lagjja “Lakrishtë”, më saktësisht “Rrethi i madh”.

“Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje.” ka shkruar Rama në ">Facebook.