Rama polemikë me politikanin zviceran: Akuza për trafikim organesh është e turpshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është kritikuar nga deputeti i Zvicrës, Damien Cottier, i cili tha se po kërkon të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë evropiane. Ndërkaq, Rama tha se nuk është i vërtetë një pretendim i tillë

Deputeti i Zvicrës, Damien Cottier dhe kryeministri i Shqiperise, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pasur një polemikë me politikanin zviceran Damien Cottier, i cili i tha kryeministrit të Shqipërisë, se fjalimi i tij për Gjykatën Speciale, flet për ndërhyrje në drejtësi.

Cottier, tha Dick Marty, ka qenë një politikan i rëndësishëm për Këshillin e Evropës, teksa tha se Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, janë organ i pavarur dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në to.

“Më vjen shumë keq që ju e keni vënë në diskutim të gjithë punën e Dick Marty-t, që ka qenë asokohe raportues, i cili ka pasur reputacion të lartë dhe të kësaj salle. A mendoni që kjo është mënyra më e mirë për të punuar me këtë institucion?”, tha Cottier.

“Mbi të gjitha folët për ngritjet e dhomave të specializuara të Ksovoës, të cilat janë organizëm i pavarur, ju thatë rrëzoni akuzat, ju e dini që ato janë procedura të pavarura. Ne thjesht kemi përgatitur një raport, nuk kemi bërë hetime penale, tashmë po zhvillohen hetime të pavarura. Përse doni që një asamble të ndërhyjë në procedura ligjore, ju e dini që jemi në tempullin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, vijoi ai.

Si kundërpërgjigje ndaj tij, Rama tha se me qëllim nuk e përmendi emrin e Dick Martyt, për shkak se një gjë e tillë i është kërkuar nga Këshilli i Evropës.

Rama, tha se ai asnjëherë gjatë fjalimit të tij për Gjykatën Speciale, nuk ka kërkuar që ky organ të shpërbëhet, duke i thënë deputetit zviceran se nuk e ka kuptuar ose me qëllim nuk ka dashur ta kuptojë atë që e ka thënë.

“Dua të ju them me shumë mirësjellje, presidenti më kërkoi që të mos i drejtohem me emër Dick Maryt me emër në fjalën time. Nuk e përmenda, pas diskutimit që më kërkuar të mos ju referohem me emër. Nëqoftëse më thoni se ajo çfarë thash, është një kërkesë që ju paraqes ju, nuk mund të më thoni që po kërkoj të ndërhyni në drejtësi, ose nuk e keni kuptuar atë që po them apo qëllimisht nuk doni ta kuptoni”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, në fjalën e tij tha se raporti i Dick Marty-t, për trafikim organesh e nisi Gjykatën Speciale, porse sipas tij tashmë ai raport nuk është pjesë e hetimeve.

Rama i quajti të turpshme akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për trafikim organesh.

“Në deklaratën time thash se ka një problem serioz, çështja serioze e trafikimit të organeve njerëzore, por kjo nuk ka aspak të bëjë me procedurën gjyqësore që ju i referoeni. Sepse në aktakuzë nuk ka asnjë fjalë aspak për trafikim të organeve. Dhomat që ju u referuat po trajton çështje krejtësisht ndryshe. Kjo akuzë shumë e rëndë, e turpshme, akuza për trafikim të organeve, është akuzë që i ka bërë të gjithë bashkë në solidaritet, është e kuptueshme sepse kur dëgjon një krim kaq mizor, natyrisht që kërkohet hetim. Kjo e nisi dhomat për të cilat folëm”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama, ripërsëriti se nuk ka kërkuar nga Këshilli i Evropës, ta shpërbëjë Gjykatën Speciale, teksa theksoi se themelimi i saj ka qenë “gabim tragjik” dhe se gabimet në demokraci sipas tij “duhet të rregullohen”.

Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj...

FIFA ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë. Kështu ka bërë të ditur shtëpia botërore e futbollit, të hënën e pesë dhjetorit,...

Të fundit nga rubrika