Rama: Presidentin në raundin e katër e zgjedhim vetë

Në Shqipëri po mbizotëron fenomeni i kakofonisë në mesin e udhëheqësve të shtetit pasi nuk po arrin që të gjejë konsensusin për të zgjedh të parin e vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Është kjo deklarata e kryeministrit të vendit, Edi Rama, pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidenti të ri të Shqipërisë.

Kryeministri Rama ka thënë se do të pres deri në raundin e tretë për një dakordësi, por nëse nuk arrihet ajo në raundin e katërt do ta zgjedhin vetë presidentin.

Ai, ka folur për opozitën e tij, ku kishte thënë “nuk po dimë kë kemi në anën tjetër, pasi ata janë copë e çikë”.

“Partia Demokratike i kishte numrat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, ka shtuar Rama.

Kryeministri ka thënë segjithashtu se mazhoranca do të presë me durim deri në fund – dhe do të japë një emër për president, pasi për momentin nuk e kanë një kandidat.

Sipas tij “Partia Socialiste nuk do të negociojë kurrë me Sali Berishën”.

President mund të jetë edhe dikush nga figurat politike të Shqipërisë, pasi Rama nuk e përjashtoj këtë si mundësi.

“Ne nuk kemi kushtëzuar askënd, ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët”, kishte bërë të ditur Rama.

Kryetari Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Ndërsa, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar moszgjedhjen e presidenti duke thënë, “një fatkeqësi që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit mbaroi për 5 minuta”.

Sipas tij, opozita e ka bërë punën e vet. Alibeaj theksoi se “qëndrimi ynë është i qartë, ia kemi komunikuar mazhorancës”.

Kjo që Presidenti të jetë neutral, mbi palët dhe një proces konsensual.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika