Rama pret në takim ministrin izraelit, diskutojnë për bashkëpunimin në turizëm

"Biseduam për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, të shpeshtojmë vizitat reciproke në shtetet tona dhe forcim të marrëdhënieve", ka deklaruar Rama pas takimit me ministrin izraelit, Haim Katz

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka pritur në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.

Rama ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit.

“Biseduam për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, të shpeshtojmë vizitat reciproke në shtetet tona dhe forcim të marrëdhënieve”, ka shkruar Rama në Facebook.

Po ashtu, Rama me Katz kanë bërë një shëtitje nëpër kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë e vendit, “të cilat i bënë shumë përshtypje mikut nga Izraeli”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika