Rama pretendon se PS-ja do t’i marrë për mbi 50 Komuna ndërsa sipas tij opozita vetëm 11
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbylljes se vendvotimeve në Shqipëri ka publikuar një fotografi ku në të shihet një letër ku ai ka paralajmëruar rezultatin e këtyre zgjedhjeve lokale ku sipas asaj letër për mbi 50 komuna i merrë Partia Socialiste. Ndërsa sipas Ramës opozita vetëm 11 Komuna. Ky është parashikimi i kryeministrit të […]
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbylljes se vendvotimeve në Shqipëri ka publikuar një fotografi ku në të shihet një letër ku ai ka paralajmëruar rezultatin e këtyre zgjedhjeve lokale ku sipas asaj letër për mbi 50 komuna i merrë Partia Socialiste.
Ndërsa sipas Ramës opozita vetëm 11 Komuna. Ky është parashikimi i kryeministrit të Shqipërisë.
Në këtë të diel (14 maj) mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.
Nga ora 7:00 e mëngjesit hapen qendrat e votimit dhe qytetarët janë ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë.
Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.
Në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa thuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.















