Rama: Prishtina merr konfirmim zyrtar për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

Sot në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerëson se ky është hap i madh për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, njofton Dukagjini.

“Ky është një hap i madh për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën. Prishtina po ecën me siguri drejt 2030-ës me vizion të qartë, plan konkret dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të bëjë histori. Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm sport: janë zhvillim urban, infrastrukturë moderne, mundësi për të rinjtë dhe një dritare e hapur për ta prezantuar Prishtinën në botë”, ka shkruar Rama.

Rama, mes tjerash, ka falënderuar të gjithë partnerët e këtij rrugëtimi duke premtuar se puna e madhe sapo ka nisur dhe të do të bëjnë gjithçka bashkë.

“Falënderim i veçantë për Komitetin Olimpik të Kosovës, Administratën e Kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin dhe partneritetin në këtë rrugëtim.Po ashtu, faleminderit Qeverisë së Shqipërisë dhe Komitetit Olimpik të Shqipërisë që na kanë mundësuar qasjen në det, një bashkëpunim që e pasuron këtë projekt dhe e bën më të fortë dimensionin mesdhetar të Lojërave. Së bashku gjithmonë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Puna e madhe sapo ka nisur dhe ne do ta bëjmë bashkë”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika