Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Japoni për vizitë zyrtare. I pari i qeverisë shqiptare ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe me grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri.

“Me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi i fotografive të publikuara nga kryeministri Edi Rama.

Rama nis vizitën zyrtare në Japoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën e 21 shkurtit ka nisur vizitën zyrtare në shtetin e Japonisë.

I pari i qeverisë shqiptare ka njoftuar në rrjetin e tij social Facebook se takimin e parë e ka nisur me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Rama ka përfunduar duke treguar se në Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar kanë biseduar për shumë projekte.