Rama: Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuara se ka mbajtur mbledhjen e parë me qeverinë e tij, për vitin 2023, ku ka paralajmëruar shumë projektet për Shqipërinë. “Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë”, ka shkruar Rama në rrjetin e tij social, Facebook. Më tej, kryeministri Rama ka thënë […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuara se ka mbajtur mbledhjen e parë me qeverinë e tij, për vitin 2023, ku ka paralajmëruar shumë projektet për Shqipërinë.
“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë”, ka shkruar Rama në rrjetin e tij social, Facebook.
Më tej, kryeministri Rama ka thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk është vetëm e disa personave, por e shumicës.
“Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha, ata që kanë më shumë nevojë”, ka përfunduar Rama.
Kryeministri i Shqipërisë ka qenë aktiv në promovimin e punës së qeverisjes së tij në rrjetin social, ku i ka prezantuar shumë projekte infrastrukturore që janë duke u realizuar dhe ato që kanë përfunduar.















