Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje nga punimet në zgjatjen e rrugës “B”.

Rama ka thënë se kjo rrugë do të lirojë qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se në këtë pjesë të lagjes “Prishtina e re” do të largohet edhe kundërmimi i ujërave të zeza.