Rama publikon pamje të skuadrës shqiptare të kërkim-shpëtimit në Malatya

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi ku shihen ekipi i kërkim-shpëtimit të Shqipërisë në rrënojat e tragjedisë në Malatya të Turqisë

Pamje ku shihen ekipi i kërkim-shpëtimit nga Shqipëria duke ndihmuar Turqinë, më saktësisht gjinden në rrënojat e tragjedisë në Malatya

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar të martën e 7 shkurtit disa fotografi në të cilat shihen skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Ai ka bërë të ditur se skuadra shqiptare janë të vendosur në rrënojat e tragjedisë në Malatya.

“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Rama të hënën e gjashtë shkurtit ka shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në tërmetin që ka tronditur Turqinë.

Ndërsa, ka njoftuar se një mision shpëtimi solidariteti është nisur të hënën për në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika