Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, lidhur me masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Rama ka thënë se është informuar për masën e vendosur ndaj Hysenit dhe se pret që çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës të hetohet dhe të zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor.

Ai ka shprehur respekt për punën dhe figurën e Hysenit, duke theksuar se ajo ka marrë vlerësime të vazhdueshme edhe nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar.

Megjithatë, Rama ka thënë se pavarësia e organeve të drejtësisë nënkupton që kushdo, pavarësisht statusit apo funksionit publik, duhet të hetohet dhe gjykohet nëse ka dyshime ndaj tij.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, por askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye”, ka shkruar Rama në X.

Ai ka kritikuar njëkohësisht, siç i ka cilësuar, sulmet politike dhe mediatike ndaj personave nën hetim, duke thënë se një masë e drejtësisë nuk duhet të kthehet në një gjykim publik para se gjykata të japë vendimin.

Rama ka deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij do t’i qëndrojë parimit të mosndërhyrjes në çështjet e drejtësisë dhe se nuk do të bëjë avokatinë e askujt që përballet me organet e drejtësisë.

“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Rama ka bërë të ditur gjithashtu se lirimi i Vlorë Hysenit nga detyra do të jetë i menjëhershëm.

“Sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, ka deklaruar kryeministri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika