Rama: Rexhep Selimi ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij, për të na njohur me 153 pikturat e bëra në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se "Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij, për të na njohur me 153 pikturat e bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës"

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se pikturat që i ka bërë ish-pjesëtari i UÇK-së në Hagë, do të ekspozohen edhe në Tiranë.

Selimi që gjatë luftës ishte shef i Drejtorisë Operative të UÇK-së, tani ndodhet në paraburgim nën akuzat për krime lufte, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

Rama, nëpërmjet një njoftimi, ka theksuar se “Selimi ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij, për të na njohur me 153 pikturat e tij”.

“Kryeministria, COD – Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij, për të na njohur me 153 pikturat e bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Pikturat e Rexhep Selimit të ekspozuara në Kryeministrinë shqiptare
Pikturat e Rexhep Selimit të ekspozuara në Kryeministrinë shqiptare

Këto piktura gjithashtu u ekspozuan edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës, e ajo që i kishte bartur pikturat nga Holanda, ishte gruaja e tij, deputetja Shqipe Selimi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika