Rama: Samiti i Procesit të Berlinit u mbyll me diskutime mjaft të frytshme

“I jam mirënjohës Zotit dhe Bashkimit Evropian që u siguruan kjo ditë të niste me diell të mrekullueshëm e të mbyllej me fllad të këndshëm. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura, me një ndjenjë të vërtetë miqësie", ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz theksoi se të gjitha vendet po përballen me sfida të jashtëzakonshme.

Rama ka thënë se ky është një moment i vështirë për shkak të krizave në Evropë, Ballkan Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

“Është moment i vështirë për çdo kënd, sfidat ne të gjithë së bashku po përballemi janë të jashtëzakonshme, pas krizave të njëpasnjëshme që na kanë goditur të gjithë ne qofshim Evropë me B apo Evropë pa B, bashkëlidhur nuk duket sikur gjërat bëhen më mirë ase sa përkeqësohen përfshirë frontin e ri të tmerrshëm të konfliktit të Izraelit dhe Hamasit, në të njëjtën kohë sidoqoftë kanë farkëtuar miqësinë bashkëpunimin tonë, ndjekjen e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE”, ka thënë Rama.

Sipas tij, Samiti i Procesit të Berlinit është mbyllur me diskutime të frytshme.

“I jam mirënjohës Zotit dhe Bashkimit Evropian që u siguruan kjo ditë të niste me diell të mrekullueshëm e të mbyllej me fllad të këndshëm. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura, me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin Scholz, që në mënyrë të kaq hirshme e solli Procesin e Berlinit jashtë BE-së në Tiranë, dhe nuk do të gjeja kurrë fjalët e nevojshme për të falënderuar Von der Leyenin, që i dha këtij Samiti diçka thelbësore, përmes planit të ri të zgjerimit të BE-së përmes Ballkanit Perëndimor. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare kanë afate kohe, avionë për të marrë e gjëra për të bërë, nuk dua të marr nga koha e tyre këtu nuk kemi çdo ditë të presim presidenten e KE dhe kancelarin Scholz, ajo çka do të thonë ata është më e rëndësishme ajo çka do të them unë. Pranoni shprehjen e mirënjohjes sime për gjithçka çka po bëni për ne, jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulni për të shtyrë Ballkanin dhe BE për të ardhur para me njëri tjetrin”, ka vijuar ai.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së.

Hapja zyrtare e samitit u bë me fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shefes së KE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika