Rama: Secili qen që adoptohet do të jetë i pajisur me mikroçip

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka filluar adoptimi i qenve endacak. Ai ka treguar se secili nga qentë që adoptohet do të jetë i pajisur me mikroçip

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga dita e hënë ka filluar adoptimi i qenve endacakë në kryeqytet.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se secili nga qentë që adoptohet, do të jetë i pajisur me mikroçip dhe do ta ketë numrin e shënuar në kontratë.

“Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama.

Javë më parë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i ndihmojë me nga 50 euro, ata të cilët adoptojnë një qen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika