Rama-Serbisë: Nuk ka diçka që quhet “Kosova dhe Metohia”, ekziston Republika e Kosovës

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, ka deklaruar në një intervistë për Euronees Serbia, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Derisa ka potencuar se Serbia nuk është e gatshme ta pranojë realitetin se “nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, por vetëm Republika e Kosovës”.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar. Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës”, ka thënë Rama.

I pyetur për faktin se pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryeministri shqiptar u përgjigj se pesë nga 27 shtete përbëjnë një numër të vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka pranuar realitetin.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dobësi, por për pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët kishin të drejtën për vetëvendosje. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie harmonike me pakicat. Sot shqiptarët nuk janë më pakicë në Serbi, ndërsa serbët janë pakicë në Kosovë”, ka thënë Rama./KP

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika