Rama: Shërbimi për mbeturinat rikthehet të hënën – “Pastrimi” po shantazhon qytetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj krizës me mbeturinat në kryeqytet, duke e cilësuar situatën si “kulmin e papërgjegjësisë institucionale” nga Ndërmarrja “Pastrimi”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se komuna ka mobilizuar të gjitha kapacitetet alternative për të menaxhuar gjendjen, pasi “Pastrimi” ka ndërprerë ofrimin e shërbimeve.

“Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale dhe i një praktike të përsëritur të shantazhit. Përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, për fat të keq, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të, siç tha ai, “kalkulimeve politike të askujt”.

“Gjatë gjithë vikendit, ekipet tona alternative kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në terren, 24 orë, për të rikthyer situatën nën kontroll. Që nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet. Qytetarët e kryeqytetit as nuk duhet e as nuk meritojnë të përballen me situata të tilla që cënojnë shëndetin publik dhe dinjitetin qytetar, dhe ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më!”, ka theksuar ai.

Rama ka shuar se logjika e shantazhit dhe bllokadave duhet të marrë fund, duke theksuar se “epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike përfundon tani, njëherë e përgjithmonë”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika