Rama: Shihemi sonte n’Debat Plus
Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka paralajmëruar paraqitjen e tij sonte në Debat Plus, ku do të zhvillohet përballja vendimtare me kundërkandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ka shkruar: “Shihemi sonte n’ Debat Plus”. Emisioni, me […]
Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka paralajmëruar paraqitjen e tij sonte në Debat Plus, ku do të zhvillohet përballja vendimtare me kundërkandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku.
Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ka shkruar: “Shihemi sonte n’ Debat Plus”.
Emisioni, me autor dhe moderator Ermal Panduri në TV Dukagjini, do të transmetohet të enjten (sonte) nga ora 20:30, dhe pritet të jetë një nga debatet më të ndjekura të fushatës zgjedhore.
Për debatin e sontem, ka shkruar edhe Çeku.















