Rama: Shqipëria, një përvojë autentike dhe destinacioni më i preferuar i turistëve holandezë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria është bërë vendi më i preferuar për turistët holandezë. “Shqipëria, një përvojë autentike dhe destinacioni më i preferuar i turistëve holandezë edhe për këtë vit, falë edhe kureshtjes që ngjalli programi më i ndjekur në Holandë “Wie is de Mol?” regjistrimet e të cilit u zhvilluan […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria është bërë vendi më i preferuar për turistët holandezë.
“Shqipëria, një përvojë autentike dhe destinacioni më i preferuar i turistëve holandezë edhe për këtë vit, falë edhe kureshtjes që ngjalli programi më i ndjekur në Holandë “Wie is de Mol?” regjistrimet e të cilit u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tonë, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të dëshirueshme”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërsa, sipas Ramës, interesimi i holandezëve për ta vizituar Shqipërinë ishte rritur mbi 200 për qind.
“Vitin e kaluar, turistët nga Holanda ishin ndër grupet me rritjen më të shpejtë, +204%, dhe e njëjta tendencë po vazhdon edhe gjysmën e parë të vitit 2023”, ka shpalosur detaje Rama.
“Është media prestigjioze holandeze “RTL News” që konfirmon se këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50%, ku “gjithmonë e më shumë turistët po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë autentike”, që e gjejnë pa dyshim te ne”, ka përfunduar ai.















