Rama: Shqipëria sot mirëpret liderin e rezistencës heroike ukrainase, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Shqipëria sot mirëpret liderin e rezistencës heroike ukrainase në një takim solidariteti

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën e së mërkurës me samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë.

Në këtë samit, i pranishëm do të jetë presidenti i Ukrainës, Volodoymyr Zelensky.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Shqipëria sot mirëpret liderin e rezistencës heroike ukrainase në një takim solidariteti.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kjo do të jetë vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë, e cila vjen pak ditë pasi u bënë dy vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Këtë samit, Rama e kishte paralajmëruar qysh më 22 janar, gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që ishte mbajtur në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Mbahet sot samiti për Ukrainën në Tiranë, kjo është agjenda

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika