Rama: Shqiptarët kur bëhen bashkë ngatërrohen, pasi për punën flasin në kafe dhe për kafen flasin në punë

"or kur pastaj bëhen bashkë janë një çikë më të ngatërruar sepse shkojnë ke kafja flasin për punën dhe shkojnë ke puna dhe falin për kafen. Kështu që kemi goxha gjëra për të bërë"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podkastin “Flasim” ka biseduar diçka jashtë politikës dhe ngjarjeve të fundit.

Rama, këtu gjatë bisedës me modelen shqiptare, Emina Çunmulaj ka folur për shqiptarët, ku ka thënë se shqiptarët jashtë vendit të tyre janë të jashtëzakonshëm, por, kur bëhen bashkë “ngatërrohen” pasi për punën flasin në kafe dhe për kafen flasin në punë.

“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm kur janë jashtë. Për një arsye shumë të thjeshtë. Se kur shkojnë jashtë, nuk ka nënë, nuk ka baba, nuk ka kojshia, nuk ka kushërira, nuk ka partia nuk ka asgjë tjetër përveç tjerë dhe deti që do të kalosh në këmbë ose do të mbytesh. Por kur pastaj bëhen bashkë janë një çikë më të ngatërruar sepse shkojnë ke kafja flasin për punën dhe shkojnë ke puna dhe falin për kafen. Kështu që kemi goxha gjëra për të bërë”, ka thënë Rama.