Rama – shqiptarëve në Greqi: Jeni dëshmia më e madhe e ndërlidhjes me miliona fije të pakëputshme të dy popujve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e tij me shqiptarët në Athinë, theksoi se qytetarëve grekë të Shqipërisë nuk u është mohuar e drejta votës, apo zgjedhjes për shkak të origjinës tyre etnike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e tij me shqiptarët në Athinë, theksoi se “jeni bërë krenaria jonë në këtë pjesë të Evropës”.

Në fjalën e tij, Rama potencoi se qytetarëve grekë të Shqipërisë nuk u është mohuar e drejta votës, apo zgjedhjes për shkak të origjinës tyre etnike.

“Disa thanë se unë nuk duhet vija për vizitë te ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë se nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Ju jeni dëshmia më e madhe, më e fortë, më e bukur e kësaj ndërlidhjes me miliona fije të pakëputshme të dy popujve. Asnjë problem i tyre nuk është i ndryshëm nga asnjë hall apo problem i qytetarëve shqiptarë. Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës. Kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre”, u shpreh ai.

Ai tha se politika duhet bindet që fatet janë të pandashme, teksa ftoi grekët të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar.

“Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se në Greqi. Bujrum, si në shtëpinë tuaj”.

Kreu i ekzekutivit theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, përveçse respektit.

“Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë. Jo vetëm kaq Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për tu zgjidhur mes nesh qoftë sfidash të mëdha të kësaj epoke të re, mundësish por dhe kërcënimesh për Ballkanin, Evropën e botën demokratike”.

Rama tha se dy vendet në 30 vite mund të kishin korrur më shumë suksese dhe të ishin bërë shembull reflektues për vendet e tjera në Ballkan.

“Kemi 30 vjet ku duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë, korrur në këto 30 vite shumë më tepër fryte sukses të përbashkët, si fqinj, miq, si aleatë, duke përdorur mundësitë, pasuritë energjitë tona, për të rritur mirëqenien e dy popujve tanë, në vend se të hymë nga një cikël stinor në një tjetër, nga ngërçi në ngërç, ku pas vjeshtës vjen dimri dhe pasi vjen pranvera që zgjat shumë pak, nuk vjen vera asnjëherë”.

Ai deklaroi se qeveria ka arritur të hapë negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

“Kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, këtë lajm kryeministri Rama e dha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke shtuar; ‘Kemi hapur dialogun për problematikën e lejes së qëndrimit’.

Fjalimin e tij, kryeministri shqiptar e mbylli me një pusull për  homologun grek Kyriakos Mitostakis duke cituar vargjet e Naim Frashërit.

“I dashur Kyriakos, ‘Duam që me të gjithë fqinjët të jetojmë në harmoni, vëllazëri, rend e paqe

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika