Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama në një postim në Facebook ka thënë se shtëpia në rrugën “Kalaja e Prizrenit” në Prishtinë, shumë afër Rrugës A që po ndërtohet, është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale.

Shtëpia ka nisur të anojë në njërën anë shkaku i punimeve afër dhe banorët kanë kërkuar që para se ajo të rrënohet të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve.

Pronari i saj ditë më parë është futur në të në shenjë proteste dhe ka penguar ekipet që të kryejnë rrënimin.

Por Rama ka thënë se e lusin atë që mos e rrezikojë jetën e tij, pasi sipas Ramës, zona mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve.

“Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vjetësh, për shkak të punimeve në Rrugën A dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuar. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika