Rama: Suksese Shqipërisë dhe Kosovës në garën në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar  

I i pari i qeverisë shqiptare Edi Rama, iu ka uruar sukses trupave elitare të Shqipërisë dhe Kosovës, në  stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku  sipas tij të dyja trupat shqiptare do të garojnë në malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar

Ushtari i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka uruar suksese Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rama ka shpërndarë disa fotografi të trupave elitë të Shqipërisë dhe Kosovës në rrjetin e tij social Facebook.

“Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol”.

“Të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur”, ka shkruar Rama në Facebook.


Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika