Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re strategjike me Greqinë këtë vit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Athinë për vizitë teksa ka takuar homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis.

Rama thotë se në takimin me Mitsotakis theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Greqinë, njofton Dukagjini.

Rama u shpreh se mes tij dhe Mitsotakis ekziston një miqësi e veçantë, e ndërtuar mbi ambicien e përbashkët për modernizimin e vendeve respektive dhe ngritjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke në një nivel të ri.

Sipas Ramës, të dy qeveritë janë duke punuar për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të mbartura mes dy shteteve teksa shtoi se synimi është që brenda këtij viti të arrihet një marrëveshje e re partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin bilateral.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika