Rama takohet me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey, biseduan për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit, shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e uroi Hennessey-in për marrjen e detyrës dhe e ka falënderuar për mbështetjen që ia ofron kryeqytetit dhe gjithë vendit.

Rama ka njoftuar, gjithashtu, se ata biseduan për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.

“Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës” ka shkruar ai.

“Prishtina po bëhet gati për festën e anëtarësimit”, ka përfunduar Rama.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika