Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku i ka uruar të gjithë shqiptarët.

“Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”, ka shkruar Rama, teksa ka theksuar se ky takim është mes vëllezërve shqiptarë.

Ndërsa, Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka treguar se një takim i tillë me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, është bërë traditë çdo fillimvit.

“Në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, i kthyer në traditë çdo fillimvit. Qoftë 2023 viti i shqiptarëve kudo janë”, ka shkruar Gjiknuri.